Lajme

Gallup: Kosova në mesin e vendeve më të sigurta për të ecur vetëm gjatë natës, renditet e 12-ta

09/27/2024 11:14
nga:Y I

Kosova është renditur në mesin e 14 vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurt duke ecur vetëm në rrugë gjatë natës, sipas raportit të fundit të Gallup mbi Sigurinë Globale.

Në këtë listë bashkë me Kosovën janë edhe Kuvajti, Singapori, Norvegjia, Arabia Saudite, Taxhikistani, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Salvadori, Mali I Zi, Islanda, Luksemburgu dhe Zvicra, teksa Kosova është e 12’ta në këtë listë.

Kosova renditet edhe tek shtetet me indeksin më të lartë për rend dhe ligj apo 91 pikë.