Geek

Galaxy X që palohet, vjen para Note 8?

03/31/2017 20:19
nga:Gazeta Blic

Një bloger kinez, i njohur për lajmet e tij mbi telefonin e sapo lansuar, Galaxy S8, ka sjell disa informata të reja mbi produktet e ardhshme të fuqishme nga Samsung – telefonin e palueshëm Galaxy X dhe Galaxy Note 8.

Përmes një cicërrime në Twitter, mmddj_china ka sugjeruar se Galaxy Note 8 do të jetë i gatshëm në çerekun e katërt të 2017.

Në një tjetër postim të mëvonshëm, ai ka deklaruar se Galaxy X do të vijë në tremujorin e tretë, që do të thotë se telefoni i palueshëm vjen më herët se Note 8.

I njejti person ka deklaruar se është anëtar i klubit Samsung Galaxy në Kinë dhe ka të dhëna të sakta mbi këto informata.

07/17/2019 08:25

Buxhovi i reagon Veselit: Ka mbetur veç edhe një komandant pa reaguar që kjo të kthehet në “dekret” shtetëror