Geek

Galaxy S8 dështon keq me skanerin e fytyrës! (Video)

04/02/2017 09:35
nga:Gazeta Blic

Përveç sensorit të gishtërinjëve që ka marrë reputacion të keq për pozicionimin e papërshtatshëm në telefonat e ri të Samsung, kompania ka integruar edhe skanuesin e njohjes së fytyrës.

Ky tipar është pritur mirë, mirëpo ekziston një problem i vogël. Njejtë sikurse me tiparin Face Unlock që Google kishte shtuar në Ice Cream Sandwich, sistemi i njohjes së fytyrës në S8 mund të manipulohet duke ia treguar një foto të personit që ka regjistruar fytyrën e tij për hapje të pajisjes, transmeton GazetaBlic.com

Dëshmia mund të shihet në videon e mëposhtme. Në këtë mënyrë, ky sistem nuk mund të konsiderohet si më i sigurti për sigurinë e pajisjes tuaj. Kështu që, bëni kujdes./GazetaBlic.com/

12/15/2018 22:47

Apostolova reagon pas miratimit të rezolutës për dialogun