Sporti

Galatasaray vazhdon interesimin për Xherdan Shaqirin

03/25/2020 15:49
nga:M K

Sipas të gjitha gjasave, Xherdan Shaqiri po kalon muajt e fundit në “Anfield”.

Minutazha e vogël nën urdhërat e Jurgen Klopp duket të ketë qenë pika kyçe që pritet të vendos të ardhmen e djaloshit kosovar që luan me fanellën e Zvicrës, përcjell GazetaBlic.

Sipas mediumit “Fotomac”, Liverpooli tashmë është i vendosur t’i filloj bisedimet me Galatasarayn për shitjen e mundshme të Shaqirit, por që këto bisedime do të fillojnë posa futbolli të rikthehet në plan të parë.

Gjithsesi, gjithçka sa i përket këtij operacioni pritet të vendoset në afatin kalimtar të verës e cila qysh tash jep shpresë se do të jetë njëra nga më të “nxehtat” sa i përket tregut të përforcimeve e largimeve.

/GazetaBlic/

07/30/2020 10:27

Klopp e dëshiron me çdo kusht, Liverpool vë në radar përforcimin e ri