Lajme

Gafa e “The Independent”: Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë, fton të vizitohet!

03/06/2018 16:54
nga:M H

Në një artikull të publikuar nga gazeta britanike “The Independent”, ku rradhiten 15 destinacionet në botë që duhet vizituar përpara zhdukjes totale të tyre, në njërën nga to është radhitur edhe Kosova.

Mirëpo ajo se çfarë bie në sy në këtë artikull është se në citimin e shtetit të Kosovës si njërën ndër vendet që patjetër duhet vizituar për objektet e periudhës mesjetare, shteti i Kosovës po konsiderohet si pjesë e Serbisë.

“Kosovë, Serbi” shkruhet në shënimin e vendndodhjes së këtyre objekteve me rëndësi të veçantë kulturore e historike.

Por, njëra nga arsyet nga të cilat “The Independent” mund të ketë rënë në lajthitje, apo në shtrembërim të realitetit nga mediat serbe, është fakti që Kosova ende nuk është pjesë e Organizatës Botërore për Edukim, Shkencë e Kulturë (UNESCO), dhe si e tillë shumë objekte të cilat i takojnë trashëgimisë kulturore në regjistrat e vjetër janë të shënjuar si pjesë e Serbisë.

Ndryshe, shkruhet aty, “Manastiret dhe Kishat në regjionin e Ballkanit i përkasin artit të shekullit të 13-të deri në atë të 17-tin, dhe pas luftërave të shumta në këtë regjion, është e nevojshme restaurimi i tyre”.

09/20/2018 12:01

Ljajiq: Serbia nuk reagon ndaj konfliktit të ngrirë në Kosovë