Lajme

A gaboi Kosova që u tërhoq nga aplikimi për Interpol?

09/27/2017 23:09
nga:F.B

Shteti i Palestinës dhe Ishujt Solomon janë shtetet më të reja anëtare në Interpol. Kosova, pak ditë para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, që u mbajt në Kryeqytetin e Kinës në Pekin e tërhoqi kandidimin.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, thotë se në veprimin e shtetit tonë për tërheqje të aplikimit ndikuan shumë faktorë, ndër ta edhe shteti ku do të mbahej takimi.

Ndërsa për Avni Islamin, ky veprim i shtetit të Kosovës është i gabuar. Ai thotë se institucionet kanë nisur vonë angazhimin e tyre politik rreth anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare.

Njohësit e çështjeve politike presin që institucionet e Kosovës do të punojnë fuqishëm që në tetorin e vitit 2018, Kosova të arrijë ta përfundojë këtë mision i cili do t`i sillte favore Kosovës jo vetëm në aspektin politik, por edhe në luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ramadani dhe Islami thonë se nevojat e Kosovës për anëtarësim në Interpol janë të mëdha, sidomos në këtë kohë kur e gjitha bota po përballet me luftimin e ekstremizmit fetar. Sipas tyre, institucionet e sigurisë në Kosovë kanë kontribuar mjaftueshëm në luftimin e dukurive që kanë rrezikuar sigurinë shtetërore duke e dëshmuar atë edhe me operacione të ndryshme.

12/16/2017 18:29

Kritika e Pacollit se Shqipëria s’ka bërë sa duhet për pavarësinë e Kosovës, bën bujë në Tiranë