Lajme

Gabimi fatal që nuk duhet të bëni kurrësesi nëse dyshoni që keni koronavirus (ilaçi që s’duhet të përdorni në asnjë mënyrë)

03/14/2020 23:45
nga:Gazeta Blic

Autoritetet franceze kanë paralajmëruar që ilaçet anti-inflamatore të përdorura gjerësisht mund të përkeqësojnë koronavirusin.

Ministri i shëndetësisë i vendit, Olivier Véran, i cili është një mjek dhe neurolog i kualifikuar, ka postuar në Twitter: “Marrja e anti-inflamatorëve [ibuprofen, kortizon …] mund të jetë një faktor në përkeqësimin e infeksionit. Në rast ethe, merrni paracetamol.

Nëse tashmë po merrni ilaçe anti-inflamatore, kërkoni këshillat e mjekut tuaj”.

Sipas kesaj teorie perdorimi i antiiflamatoreve ul rrezistencen e imunitetit tek i semuri qe mbetet tani per tani, ne mungese te zbulimit te nje mjekimi, e vetmja.menyre qe trupi te luftoje koronavirusin.

Ministria e shëndetësisë shtoi se pacientët duhet të zgjedhin paracetamolin sepse “kjo do të zvogëlojë ethet pa kundërsulmuar me inflamacionin”.

Pacientët francezë janë detyruar të konsultohen me farmacitë që nga mesi i janarit, nëse dëshirojnë të blejnë qetësues, përfshirë ibuprofen, paracetamol dhe aspirinë. Jean-Louis Montastruc, drejtuesi i farmakologjisë në spitalin e Toulouse, i tha radios RTL: “Ilaçet anti-inflamatore rrisin rrezikun e komplikimeve kur ka ethe ose infeksion.”

Koronavirusi/ Mbyllen 15 motele në rrugën magjistrale Ferizaj

06/30/2020 13:18

Zbulohet çmimi i iIaçit shpresëdhënës për koronavirus