Cool

Fytyra juaj tregon sa i pasur je

03/11/2019 09:11
nga:Natyra

Duke u fokusuar më shumë në studim, autorët thonë se sytë dhe goja ishin tiparet kryesore që tregonin gjendjen sociale.

Një studim i ri i publikuar në Journal of Personality and Social Psychology të tregon se mund të dallosh një person nëse është i pasur apo i varfër thjesht duke e parë.

“Lidhja mes mirëqenies dhe nivelit social është treguar në studimet e mëparshme”, thotë Thora Bojrnsdottir, një studente e universitetit të Torontos dhe bashkëautore e studimit. Në përgjithësi, njerëzit me para jetojnë më të lumtur, më pak ankth, krahasuar me ata që luftojnë për të arritur qëllimet. “Këto dallime të mirëqenies reflektohen në fytyrat e njerëzve”, thotë ajo.

Ajo bashkë me profesorin e psikologjisë, Nicholas O. Rule, kishin lëndë universitare të etnive të ndryshme në foto bardhë e zi. Studimi i tyre u bë duke ua treguar studentëve këto foto dhe saktësia e treguar për të pasurit dhe të varfrit ishte 68%. Për Rule kjo ishte pjesa më e habitshme e studimit. “Nuk prisja që efektet të ishin kaq të forta dhe të vëreheshin diferencat”, thotë ai, transmeton “Top Channel”.

Kur i pyet njerëzit se ku bazohen për të bërë këtë përcaktim, e çuditshme është se nuk e dinë se ku bazohen, por personi u jep përshtypjen që është i pasur, apo është i varfër. Duke u fokusuar më shumë në studim, autorët thonë se sytë dhe goja ishin tiparet kryesore që tregonin gjendjen sociale.

“Me kalimin e kohës fytyra juaj ka reflektime të përjetshme për të zbuluar eksperiencat tuaja. Edhe kur mendoni se nuk shprehni diçka, reliket e këtyre eksperiencave janë akoma aty”, thotë Rule për Universitetin e Torontos.