Sporti

Futsall: Kosova vazhdon me fitore, kësaj radhe mposht Hungarinë

12/14/2023 21:16
nga:Lorik J

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka shënuar fitoren e radhës, duke e mposhtur kësaj radhe Hungarinë në miqësore me rezultat 6-3.

Kapiteni Ramadan Alaj shënoi tre gola në këtë përballje.

Dy gola shtoi Drilon Maxharraj, ndërsa një herë shënoi Melos Kelmendi.

Kjo është fitorja e dytë në këtë javës për të besuarit e Agon Ramadanit, pasi më parë mposhtën Arabinë Saudite.

Kosova e zhvillon edhe një ndeshje tjetër miqësore me Hungarinë pas dy ditësh.