Cool

Futi 40 mijë euro në furrë për ti fshehur, nuk do ta besoni se çfarë i ndodhi

04/22/2019 09:12
nga:Natyra

Nuk do ta harrojë lehtësisht kekun në formë strudel një grua nga Venecia, të cilës i kushtoi një shifër rekord.

Silvia Moro kishte futur si gjithmonë ëmbëlsirën në furrën e shtëpisë, kur pas pak minutash u alarmua nga një erë e pazakontë që vinte nga kuzhina.

E pazakontë sepse nuk ndodh shpesh herë të nuhasësh aromën e 40 mijë eurove që digjen një nga një.

Paratë ishin fshehur në furrë nga bashkëjetuesi tij, Alberto Vazzoler, një sipërmarrës i njohur i zonës së San Dona di Piave, në afërsi të Veneciës, i akuzuar për riciklimin e dhjetëra miliona eurove jashtë Italisë.

Lajmin për ëmbëlsirën e kushtueshme forcat e rendit italiane e zbuluan me anë të disa përgjimeve telefonike në të cilat zonja e pavëmendshme rrëfehet me motrën.

08/23/2019 01:58

Ekskluzive || Arrihet koalicioni i dytë parazgjedhor: Nisma e AKR shkojnë bashkë në zgjedhje!