Sporti

Futbollisti më i pasur në botë largohet nga Premier Liga dhe firmos me klubin e ri

09/25/2020 14:03
nga:Mergim Rreci

Futbollisti më i pasur në botë nuk është as Mesi as Ronaldo, ai nuk shfaqet në tridhjetë më të mirët e Topit të Artë dhe për të qenë të saktë, as në ndonjë skuadër që luan në kupat e Evropës.

Në të vërtetë, Faiq Bolkiah, nipi i Sulltanit të Bruneit është lojtari më i pasur në botë. Pasuria e tij vlerësohet në rreth 20 miliardë euro. Bolkiah sot ka kompletuar kalimin tek skuadra portugeze e Maritimos, transmeton GazetaBlic.

Bolkiah aktivizohej me Leiçesterin në Premier Ligë, por nuk bëri asnjë ndeshje zyrtare me “Dhelprat” dhe kështu u detyrua të largohej, ku ka firmosur në Portugali me Maritimon.