Sporti

Futbollisti kosovar nënshkruan me Leipzeig’un

12/17/2019 14:45
nga:M K

Është një nga klubet më të forta në gjermani dhe jo vetëm.

Fjala është për Leipzeig’un, i cili së fundi siguroi fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic.

Gjithsesi, s’kishte si të mungonte një futbollist shqiptar, që pritet të shënojë rezultate të mira në vazhdim të karrierës. Mendim Ibrahimi, që deri më tani ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të klubit gjerman, tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës A.

Ai ka nënshkruar kontratë profesionale me Leipzeig’un, derisa në përfaqësim ndërkombëtar regjistron dy paraqitje me Gjermaninë U17.

/GazetaBlic/

02/28/2020 22:56

Gazeta e madhe gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Albin Kurti po bën gabim të madh