Sporti

Futbollisti i Prishtinës kujton kohën kur luante ndaj Spanjës

03/26/2020 18:10
nga:Lorik J

Futbollisti i Prishtinës, Leonit Abazi ka kujtuar kohën kur luante në fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.

Abazi ka postuar një foto, ku shihet në fanellë ‘kuqezi’, duke luajtur nga Spanjës.

Ky takim, ishte zhvilluar në vitin 2013, dhe kishte përfunduar me rezultatin 4:0 për spanjollët.26 vjeçari nga Gjilani, kishte zhvilluar dy ndeshje në Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa nuk ishte ftuar më.

Anësori, këtë vit po luan edicionin e parë te Prishtina, ku deri më tani ka zhvilluar 16 ndeshje.