Sporti

Futbollisti i Kosovës hap dyert për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

11/27/2019 17:52
nga:M K

Vazhdon solidarizimi i Kosovës me vëllezërit poshtë kufirit shqiptaro-shqiptar.

I radhës është futbollisti i përfaqësueses U21, Mirlind Daku, i cili ka konfirmuar se lëshon shtëpinë e tij për të prekurit nga tërmeti, shkruan GazetaBlic.

Kjo është konfirmuar nga vetë ai, përmes një postimi në faqen zyrtare të rrjetit social “Instagram”.

Kujtojmë se një numër i madh i kosovarëve po bëjnë maksimumin që t’u dalin në ndihmë vëllezërve, e kjo ndihmë nuk ka lënë pa u falenderuar dukshëm nga të gjitha figurat publike.

/GazetaBlic/

08/10/2020 21:35

A e detyroi AAK-ja Armend Zemajn që të tërhiqet nga kërkesa e tij për vetëizolimin pas kthimit nga Shqipëria?! Kjo është deklarata e ministrit të Shëndetësisë!