Sporti

Futbollisti i Interit refuzoi Chelsean për shkak të Sarrit

08/09/2018 22:57
nga:M K

Chelsea ka qenë njëra nga skuadrat më aktive të Premier Ligës gjatë kësaj merkatoje.

Së bashku me Evertonin dhe Liverpoolin, londinezët e thanë fjalën kryesore në ishull për këtë afat kalimtar veror, shkruan GazetaBlic.

Sot zyrtarizoi edhe potjerin më të shtrenjtë në histori të sportit më të popullarizuar në botë. Fjala është për tashmë ish-portjerin e Athletic Bilbao, Kepa, i cili kaloi në Stamford Bridge për shumën e 80 milionë eurove.

Mirëpo ka edhe të atillë lojtarë që e refuzuan ekipin e Sarrit. Madje pikërsisht për shkak të këtij të fundit. Siç raportojnë mediat italiane, futbollisti i Interit, Joao Mario ka refuzuar “blutë” e Londrës për shkak të teknikut italian.

Gjithnjë sipas mediave, portugezi kishte deklaruar se dëshiron të punojë me trajner që nuk vijnë nga Apeninet, prandaj ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit në kryeqytetin ishullor. Kujtojmë që ai stinorin e fundit ishte i huazuar pikërisht në Londër, por te West Hami.

/GazetaBlic/

08/18/2018 17:31

Chelsea – Arsenal, formacionet zyrtare