Sporti

Futbollisti i Fiorentinës tregon sesi e zbuloi që ishte infektuar me koronavirus

03/14/2020 22:43
nga:M K

Përfaqësuesi serb, Vlahovic është një nga tre futbollistët e Fiorentinës që është diagnostifikuar me koronavirus.

Sulmuesi 20 vjeçar, disa ditë pasi mësoi se ishte infektuar, tregoi edhe mënyrën sesi e zbuloi, përcjell GazetaBlic.

“Isha në shtëpi dhe vetëm u zgjova i mbuluar me djersë, me ethe. Mata temperaturën dhe ishte rreth 37 gradë, kështu që mora disa barëra dhe telefonova klubin. Ethet përkeqësoheshin dhe në mbrëmje isha në 39 gradë, kështu që shkova në spital. Nuk mendova se isha aq keq.. në çdo rast, jam mirë dhe duke pushuar” tha ndër të tjera Dusan Vlahovic.

Kujtojmë, Italia është shteti më i prekur në Evropë dhe karakterizohet me numrin më të madh të viktimave, derisa padyshim se Serie A mbetet kampionati më i prekur, ku klubet që e pësuan më së shumti janë Sampdoria e Fiorentina.

/GazetaBlic/

03/18/2020 22:30

Commisso: Kemi 8-10 të prekur, 3 janë të shtruar në spital!