Sporti

Futbollisti i Chelseat, Emerson Palmier ka marrëveshje personale me Interin

08/15/2020 10:25
nga:M K

Mbrojtësi i majtë i Chelseat, i cili nuk arriti të gjejë veten në skemat e Lampardit, Emerson Palmieri thuhet të ketë marrëveshje personale me Interin.

Të paktën kështu shkruan “Calciomercato”, që konfirmon se 26 vjeçari brazilian po shqyrton mundësinë e largimit nga “Stamford Bridge”, si të vetmen zgjidhje për ta shpëtuar karrierën e tij, përcjell GazetaBlic.

Interi duket t’i ketë ofruar 1.9 milionë euro në sezon, pasi Conte synon që t’i përforcojë krahët në maksimum, ndërsa me atë të djathtin e ka kryer, pas blerjes së Hakimit.

Tani zikaltërve u mbetet të arrijnë akordin edhe me drejtuesit londinezë, ndërsa ditëve të ardhshme pritet të ketë diçka më konkrete rreth kësaj çështjeje.

/GazetaBlic/

01/18/2018 11:39

Emersion Palmieri goditja e Chelsea-it në merkato?