Sporti

Futbollisti i Barcelonës e refuzon Conten

10/12/2019 23:32
nga:M K

Arturo Vidal, thotë se nuk planifikon të largohet nga Barcelona .

Mesfushori 32-vjeçar u bashkua me kampionët spanjollë në vitin 2018, por roli i tij i kufizuar në klub ka ngjallur bisedime për një transferim të mundshëm të tij.

Inter në krye me Conten thuhet se është në krye të radhës për nënshkrimin e tij, por Vidal këmbëngul se nuk dëshiron të ndryshojë klubet sa herë që hapet dritarja e transferimit.

Gjithsesi, mbetet të shihet në mini-afatin kalimtar të Janarit, nëse kiliani do t’i mbajë fjalët e tij.

09/20/2019 18:38

Conte: Derbi është special, Interi gjithmonë …