Sporti

Futbollisti i Azerbeixhanit: Më mirë që nuk e njohim Kosovën, ata janë ‘shpellarë’

11/23/2018 09:38
nga:M K

Këtë mesjavë Kosova festoi një ndër ditët më të mëdha në sportin e vet, sepse me suksesin 4-0 ndaj Azerbajxhanit arriti të kualifikohet për në gjysmëfinalet e Ligës D në Nations League, duke u ngjitur një Ligë më lart dhe duke qenë në garë për një vend në Euro 2020.

Natyrisht, festë e madhe në Prishtinë e anembanë viseve shqiptare, apo edhe nëpër Europë ku ka shqiptarë me shumicë, ndërkohë që kënaqësi më vete ishte edhe fakti se Kosova mposhti një nga ato shtete qesharake që ende nuk e njohin Kosovën si shtet më vete shkruan Telesport, transmeton GazetaBlic.

Azerbajxhani, për hir të konflikteve të veta dhe aleancës sllave, nuk pranon ta konsiderojë shtet më vete Kosovën, por nuk ka guxim të dalë kundër UEFA-s e FIFA-s, ndaj me kokën ulur pranon të ndeshet me Kosovën, duke marrë edhe një leksion të ashpër sportiv.

Humbjen në fushë azerët e pranuan pa bërë zë, pasi nuk kishin rrugë tjetër, por në deklaratat pas ndeshjes bie në sy një prononcim i sulmuesit Ruslan Gurbanov, i lindur në Rusi, i cili luajti në pjesën e dytë në Prishtinë.

Gurbanov ndalet edhe te fakti që gjithë stadiumi i Prishtinës fishkëlleu himnin e Azerbajxhanit:

“Nuk kemi ç’të themi, Kosova ishte më e fortë se ne dhe ka lojtarë mjaft cilësorë, që luajnë në kampionate niveli.

“Pavarësisht të gjithave, duhet të tregohesh burrë, të respektosh vlerat e një vendi tjetër. Fakti që himni i Azerbajxhanit u vërshëllye do të thotë që ata nuk e respektojnë kundërshtarin.
Shteti i Azerbajxhanit po bën gjënë e duhur duke mos e njohur Kosovën, sepse ata nuk janë një shtet, por shpellarë”.

Ndoshta Gurbanovi dhe Gurbanovët e Azerbajxhanit duhet të pyesin veten: Po të silleshin si burra dhe ta njihnin Kosovën, a do i fishkëllente kush?

01/23/2019 17:40

Demhasaj: Taksa do të hiqet ndaj Serbisë, ky do të jetë efekti i saj për vendin. Marrëveshja nga dialogu e çon vendin në zgjedhje!