Sporti

Futbollistët e Maltës rikthehen në hotel, janë gati për Kosovën

10/11/2018 11:26
nga:M K

Kosova sot me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do t’a luajë ndeshjen kundër Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Takimi është i vlefshëm për xhiron e tretë të grupit të tretë në Ligën D, shkruan GazetaBlic.

Kombëtarja mysafire tashmë ka përfunduar stërvitjet e parapara, derisa tani është rikthyer aty ku e ka vendqëndrimin, në njërin prej hoteleve më të mira të kryeqytetit.

Kujtojmë që ne do t’iu raportojmë për ç’do risi nga ky duel dhe atë nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu shpresojmë në një paraqitje sa më të mirë të djelmoshave tanë.

/GazetaBlic/

10/16/2018 21:58

Kosova mund t’a luajë finalen e Play-Offit si vendas, mësoni sistemin