Sporti

Futbollistët e Interit të gatshëm që të pranojnë ulje page për t’i dalë ballë koronavirusit

03/31/2020 20:34
nga:M K

Pas Juventusit, edhe skuadra e Interit duket të jetë e gatshme që të pranojë ulje page vetëm e vetëm që ta përballojnë sa më lehtë koronavirusin.

Të paktën kështu shkruajnë mediat italiane, që konfirmojnë se trajneri Antonio Conte dhe kapiteni Handanovic kanë pasur një takim edhe me lojtarët, përcjell GazetaBlic.

Padyshim se takimi kishte për bazë çështjen kryesore, pra atë të pagave.

Shumica e klubeve në botë parashihen të regjistrojnë humbje të mëdha nga marketingu pas koronavirusit, andaj edhe po shikojnë secilën mundësi të mundshme, për ta përballuar sa më lehtë, kuptohet gjithmonë në aspektin financiar.

Mbetet të shihet ditëve të ardhshme nëse zikaltërit do ta konfirmojnë edhe zyrtarisht

/GazetaBlic/

06/04/2020 10:56

Eriksen bind Conten, starton përballë Napolit