Sporti

Futbollistët e Dritës testohen për koronavirus

05/23/2020 12:54
nga:Mergim Rreci

FC Drita do të jetë skuadra e radhës që do t’iu nënshtrohet testeve për COVID-19, me skuadrat e Superligës që janë rikthyer në stërvitje, ku po planifikohet rifillimi i sezonit.

Federatës së Futbollit të Kosovës i është dhënë leja për rifillimin e stërvitjeve, teksa të gjitha klubet do të testohen për koronavirus.Një ditë më parë janë testuar futbollistët e Gjilanit, të cilët kanë dalë të gjithë negativ.

Sot, janë duke u testuar ata të Dritës, me Liridon Lecin që ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale.

“Gjithmonë pozitiv, në pritje të testit negativ! #covid-19”, ka shkruar Leci, përcjell GazetaBlic.