Sporti

Futbolli në Serie A, Presidenti i Federatës italiane kërkon “assist” nga UEFA

03/25/2020 23:52
nga:Lorik J

Gjithçka është lënë pezull dhe varet sesi shkon situata. Rifillimi i Serie A është një çështje më vete, ku padyshim i duhet dhënë drejtim. Presidenti i Federatës, Gravina është shprehur optimist se do ketë një fund të lumtur. Duhet theksuar se asgjë nuk është e sigurt dhe nuk mund të bëhen plane afatgjata. Ai kërkon një “dorë” ndihmë edhe nga Uefa, pasi vetëm do jetë një mision i vështirë.

“Ne do të caktojmë data, pasi kjo është puna jonë. Do të bëjmë maksimumin të luajmë, madje me çdo kusht. Na duhet ndihma e UEFA-s dhe FIFA-s, nëse ndodh që të kalojmë datën 30 qershor” – shprehet Gravina.

Nuk është vetëm Serie A që kërkon ndihmën nga organet e mëdha të futbollit botëror. Të njëjtën gjë kanë kërkuar edhe në Spanjë, Francë e Gjermani.Newsport.al