Sporti

Futbolli do të luhet në Itali edhe për Pashkët Katolike, kjo ndodhë për herë të parë pas 47 vitesh

04/17/2025 18:13
nga:Lorik J

Drejtuesit e Serisë A kanë vendosur t’i japin fund traditës 47-vjeçare të mungesës së futbollit gjatë festave të Pashkëve.

Hera e fundit që futbolli i Serie A u luajt për Pashkë ishte në vitin 1978, më 26 mars, kur të 20 skuadrat e ligës italiane dolën në fushë.

Vitet e fundit ka pasur dy përjashtime: Perugia – Inter (11 Prill 2004) dhe Reggina – Udinese (12 Prill 2009), të cilat u luajtën në festën më të madhe dhe shkaktuan polemika të mëdha në shoqërinë italiane dhe mbi të gjitha në kishën katolike.

Për Pashkë do të ketë ndeshje nga La Liga, Bundesliga e Parë dhe Premierliga angleze, të cilat nuk planifikojnë të ndalen as për festën e madhe fetare.

/GazetaBlic Sport