Lajme

Fushë Kosova e Vushtrria kaplohen nga stuhia e shiut

07/20/2024 16:23
nga:Sh R

Pas rajonit të Dukagjinit ku pati rrebeshe shiu, tani edhe Vushtrria dhe Fushë Kosova janë kapluar nga stuhia e shiut.

Shiu vjen pas disa ditëve me temperatura shumë të larta në gjithë Kosovën.

Sipas parashikimeve të nxjerra nga “Mendimi për Motin” në këtë vikend dhe javën e ardhshme do të ketë pauzë nga të nxehtit.