Sporti

Fushë Kosova afër transferimit të Drilon Cenajt, mungon vetëm firma

07/10/2023 10:51
nga:E K

Fushë Kosova po përgatitet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Skuadra e sapo promovuar në Superligë ka nisur përforcimin e ekipit në mënyrë që të paraqitet sa më mirë në ligën elitare të Kosovës.

“GazetaBlic Sport” mëson se Fushë Kosova është në bisedime të avancuara me mesfushorin, Drilon Cenaj.

Sipas burimeve të GazetaBlic Sport, Cenaj do të kalojë së shpejti te Fushë Kosova pasi për marrëveshjen mungojnë vetëm disa detaje.