BLIC.TV

FURY – WILDER, gjithçka që duhet të dini për super rimeçin

02/20/2020 13:04
nga:Lorik J

Wilder dhe Fury do të ngjiten në ring sërish

Boksierët e peshave të rënda do të luajnë rimeçin e tyre në mëngjesin e së dielës – pasi dueli i parë u mbyll me barazim, shkruan GazetaBlic.

Sfida e dytë luhet me 22 shkurt (pas mesnate) në MGM Grand në Las Vegas.

Wilder dhe Fury priten të ngjiten në ring në orën 06:00 të mëngjesit të së dielës.

WILDER-FURY, super meçi i 22 shkurtit

🥊WILDER-FURY, super meçi i 22 shkurtit🥊🏟Ku dhe kur do të zhvillohet meçi? ⏰💣Deklaratat bombastike të boksierëve para meçit🔥💸Çmimi i shtrenjtë i biletave dhe shumë gjëra tjera për meçin mund t'i ndiqni më poshtë 👇

Publiée par GazetaBlic Sport sur Jeudi 20 février 2020

Biletat për ta shikuar nga afër këtë takim kushtojnë nga 500 dollarë më e lira, e deri më 7.700 dollarë më e shtrenjta.

Të dy boksierët janë të pamposhtur. Wilder numëron 41 fitore, të gjitha me K.O dhe një barazim, atë ndaj Fury në takimin e parë.

Ndërsa Fury ka 29 fitore (20 me K.O), asnjë humbje dhe një barazim, atë me Wilder.

Të dy boksierët kanë dhënë deklarata të mëdha para meçit:

Wilder: “Jam unë ai personi që i shet të gjitha biletat – të gjithë vijnë për mua. Mos harro të kam larguar nga droga dhe të kam rikthyer në boks për të luftuar, por tani do të mposht”

Fury: “Do të jetë një luftë e mahnitshme. Nëse ti je boksieri më i mirë i peshave të rënda, atëherë nr 2 është nëna jote. Tani jam kthyer në boks dhe do të shohim meçin më të fortë në 50 vitet e fundit.”

Jo gjithçka shkoi mirë në konferencën për media që u zhvillua dje.

Boksierët u “kapën” pak para meçit për ta bërë duelin edhe më të zjarrtë.

GazetaBlic do t’ju mbajë të informuar për çdo risi nga ky meç.

WILDER-FURY, super meçi i 22 shkurtit

🥊WILDER-FURY, super meçi i 22 shkurtit🥊🏟Ku dhe kur do të zhvillohet meçi? ⏰💣Deklaratat bombastike të boksierëve para meçit🔥💸Çmimi i shtrenjtë i biletave dhe shumë gjëra tjera për meçin mund t'i ndiqni më poshtë 👇

Publiée par GazetaBlic Sport sur Jeudi 20 février 2020