Sporti

Fury tregon madhështinë, pas duelit viziton Schwarz-in në dhomat e zhveshjes

06/16/2019 10:18
nga:M K

Bokseri britanik ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme.

Fury regjistroi edhe fitoren e 29-të në po aq ndeshje, duke vazhduar kështu supremacinë në kategorinë e rëndë, shkruan GazetaBlic.

Pas duelit, deklaroi se vitin e ardhshëm pritet “ri-meçi” me Deontay Wilder.

Në anën tjetër, detaji që morri vëmendje ishte vizita që i bëri kundërshtarit, pas përfundimit të duelit.

Madje, gjermanit Schwarz dhe babait të tij i’u drejtua me fjalët më të mira.

“Erdhe këtu për fitore, dhe kjo do të thotë shumë” i ka thënë fillimisht Tom Schwarz-it.

“Djali juaj bëri një punë të hatashme, ti duhet të jesh krenar për të” i’u drejtua britaniku babait të kundërshtarit.

“Do të dëshiroja që ai të vije në Angli për t’u stërvitur me mua” ishin fjalët e Fury.

Fury dhe Schwarz kanë treguar një sportivitet të madh edhe në konferencat para ndeshjes.

/GazetaBlic/

07/22/2019 00:35

Ky është emri i serbit që u arrestua në Lipjan për krime lufte