Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të ballafaqohen të shtunën në “Kingdom Arena” të Arabisë Saudite. Kampioni i peshave të rënda në WBC, Tyson Fury (34-0-1, 24 KO) do të përballet me Usyk (21-0, 14 KO), i cili mban titujt e peshave të rënda WBA, IBF, WBO dhe IBO, të shtunën në Riad të Arabisë Saudite, me fituesin që do të jetë një kampion i padiskutueshëm i të gjitha kategorive.
Tyson Fury sot u paraqit në konferencë për media, ku tha se pret që të shtunën të marrë fitore dhe të bëhet numër një, shkruan GazetaBlic Sport.
‘Falënderoj Zotin për fitoren time që do të vijë. Falënderoj fansat e mi që erdhën gjithë këtë rrugë në kohë të vështira’, tha fillimisht Fury në konferencë.
‘Dhe falenderoj Usyk që u paraqit. Zoti na dërgoftë të dy në shtëpi të sigurt’, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport