Sporti

Fury konfirmon datën e rikthimit në meç dhe bën premtimin e çuditshëm

02/11/2019 11:14
nga:Ideal

Boksieri britanik Tyson Fury, 27 fitore e 1 barazim në karrierën e tij, ka deklaruar se do të paraqitet në ring për revanshin ndaj Deontay Wilder në një formë krejt tjetër.

Sfida e parë mes dy boksierëve zhvilluar më 2 dhjetor u mbyll në barazim dhe palët do të konfirmojnë ditët në vijim revanshin. Wilder, 40 fitore e 1 barazim, mbrojti titullin kampion të peshës së rëndë në kategorinë WBC.

Fury, në një deklaratë për mediat tha: “Më 18 maj do të përballemi dhe këtë herë nuk do të ketë më surpriza. Do të fitoj unë.

Më pas, do të shkoj për 2 muaj rresht në PUB dhe do të dehem. Jua premtoj këtë, do të argëtohemi të gjithë së bashku, të shfryj dufin”, u shpreh Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë.

Duke folur për rivalin e tij, ai tha: “Wilder ka arritur limitet e tij. mund të jetë edhe 40 apo 50% më mirë se në përballjen e parë, por jo më shumë.

Ai e di këtë gjë. Unë isha i shëndoshë dhe e fitova atë duel, por gjyqtarët vendosën për barazim. Do të shihni shumë surpriza tek unë në duelin tjetër”, u shpreh Tyson Fury.