Lajme

Furgoni godet punëtorët e autostradës “Ibrahim Rugova”

07/22/2019 16:04
nga:Gazeta Blic

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Indeksonline raporton se një furgon ka goditur disa punëtorë që ishin duke punuar në mirëmbajtje të autostradës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Suharekës.

Mësohet se nga aksidenti ka të lënduar, por që ende nuk dihet se në çfarë shkalle janë lëndimet e të aksidentuarve.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës.