Fundjavë me reshje shiu dhe me mundësi reshje bore.
Sipas “Prishtina Weather” të shtunën do të jetë më ftohtë, ku edhe mund të ketë kushte për borë, përcjell GazetaBlic.
Të dielën ndërkaq, moti do të jetë kryesisht me vranësira.
Më poshtë edhe parashikimi i motit për fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme.
Fundjava me të reshura shiu. Të shtunën më ftohtë, mundësi edhe për reshje bore në mëngjes. Të dielen kryesisht me vransira. Reshje shiu edhe nga fillimi i javës së ardhshme.
17.04 – Më ftohtë, vranët, orëve të mëngjesit me reshje të përziera shiu dhe bore. Ditën kryesisht me reshje shiu, që vende-vende vazhdojnë edhe në mbrëmje. Në vise kodrinoro-malore priten vetëm reshje bore.
18.04 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta orëve të paradites. Orëve të pasdites përreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta lokalre shiu.
19.04 – Kryesisht me vransira. Që nga orët e hershme të mëngjesit kohëpaskohe me reshje shiu. Vende-vende reshjet mund të jenë të intenzitetit mesatar. Në vise malore priten reshje bore.
20.04 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima.
21.04 – Paradite me kthjellime. Ditën priten zhvillime të vransirave, me mundësi edhe për reshje të dobëta lokale shiu.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2C dhe 4C. Maksimalet zbresin deri në 6C, ditën e shtunë, e të dielen rriten edhe deri në 13C. Të mërkurën shënojnë rritje deri në 16C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-7m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, e nga e mërkura me tendencë të rritjes.
LEXO EDHE:
/GazetaBlic/