Sporti

Fundi i një epoke, Marcelo drejt fundit të aventurës në Bernabeu

03/17/2020 18:47
nga:M K

19 paraqitje në 39 ndeshje, është bilanci tejet negativ i brazilianit të Real Madridit, që fatkeqësisht nuk e ka më fantazinë e dikurshme.

Këtu padyshim se rolin kryesor e ka mosha, që duket të jetë indikatori i vetëm i mos-paraqitjes së mjaftueshme me galaktikët, përcjell GazetaBlic.

Për më tepër, paraqitjet fenomenale të Ferland Mendy, po e detyrojnë Zidanen që ta lë përfaqësuesin ameriko-latin në bankën rezervë.

Ky është edicioni i 13’të i Marcelos në Bernabeu, andaj një largim mund të ndodhë, sidomos me pëlqimin e klubit, që duke e parë të panevojshëm futbollistin, mund të kërkojë shitjen e tij.

Kujtojmë futbollisti ka kontratë me Real Madridin deri në fund të edicionit 2021-2022, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

/GazetaBlic/

05/19/2020 09:51

Zidane zbulon “treshen” e ëndrrave që synon ta ndërtojë në “Bernabeu”