Lajme

Ftohtë dhe kryesisht me vranësira!

11/24/2021 06:59
nga:M K

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në Kosovë.

Sipas IHMK’së, gjatë këtyre dy ditëve do të ketë mot kryesisht të vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Të enjten parashihen intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes”, thuhet në njoftim.