Lajme

Ftohje dhe ngrohje me kondicionerët inverter: Kurseni para dhe energji elektrike

07/15/2020 16:03
nga:A. R.

Tani për një dekadë, kondicionerët janë bërë pajisje standarde që përdoren për të përmbushur nevojat e ngrohjes dhe ftohjes. Pra, nga viti në vit, kërkesa për kondicionerë po rritet, kështu që mund të gjejmë kondicionerë me çmim të ndryshëm, me fuqi ose kapacitet të ndryshëm, efikasitet të ndryshëm energjetik, brende te ndryshme, pra larmishmëria e zgjedhjes është e madhe.

Kjo është arsyeja pse ju duhet të hulumtoni në treg me kujdes përpara se të vendosni për një produkt përkatës.
Teknologjia e kondicionerëve inverter ju lejon të ftohni dhe të ngrohni hapësirën tuaj me të njëjtën pajisje, duke mos bërë investime të mëdha, si dhe punë ndërtimtarie shtesë në apartamentin ose shtëpinë tuaj.

Sipas një studimi të bërë në territorin tonë, mënyra më ekonomike e ngrohjes gjatë periudhës së dimrit është ngrohja me ndihmën e një kondicioneri inverter. Ngrohja me energji elektrike, për shkak të kostos ende pjesërisht të ulët të energjisë elektrike, madje edhe në krahasim me ngrohjen me dru, është më ekonomike.

Kjo sigurisht nuk vlen për të gjithë ngrohësit elektrikë që mund të gjenden në treg, por vetëm për kondicionerët inverter.

Zgjidhjet e ftohjes dhe ngrohjes nga Daikin, , klasifikohen si pajisje me efikasitet më të lartë energjetik në treg. Me një theks në energjinë e rinovueshme dhe kursimet falë teknologjisë sonë inverter, ju përfitoni nga një zgjidhje e plotë që ofron lehtësi të jashtëzakonshme pa rritur faturën tuaj të energjisë elektrike.

Temperatura konstante për rehati dhe mirëqenie të vazhdueshme

Kondicionerët Daikin janë të pajisur me teknologji speciale inverter për të parandaluar humbjen e energjisë duke kontrolluar në mënyrë efektive modulimin e kompresorit. Në vend që të shpenzojë energji shtesë duke ulur dhe rritur vazhdimisht temperaturën, inverteri rregullon shpejtësinë e motorit në mënyrë që të funksionojë vazhdimisht dhe të jetë më efikas. Kjo zvogëlon konsumin e energjisë deri në 30%.

Përveç kësaj, kondicionerët Daikin kanë sensorë të integruar për detektimin e lëvizjes, të cilat përfshijnë mënyrën e kursimit të energjisë kur dhoma është e zbrazët. Kjo i bën më ekonomik sesa sistemet tjera dhe një zgjedhje më të mirë për ftohje dhe ngrohje për një kohë të gjatë.

Termoizolimi është i rëndësishëm

Termoizolimi i shtëpisë tuaj dhe dritaret e saj luajnë një rol të rëndësishëm në kursimin e energjisë elektrike. U – vlera ose koeficienti i transferimit të nxehtësisë, tregon se sa energji humbet përmes një elementi të caktuar të një objekti, si për shembull dritarja. Sa më e ulët të jetë vlera – U, aq më i mirë është kursimi i energjisë së këtij elementi. Mbyllja e dyerve mund të bëjë mrekulli!

Mirëmbajtja e rregullt është thelbësore

Sherbimet dhe mirëmbajtja e rregullt është veçanërisht e rëndësishme, prandaj ja vlen të shikoni periudhën e garancisë dhe të siguroheni që kondicionerit i bëhen shërbimet e nevojshme edhe pas blerjes..

Me  kondicionerët inverter nga Daikin jeni të përgatitur për të gjitha stinët.

Më shumë informata në: www.daikin.al

(Artikull i sponsorizuar nga Daikini)