Lajme

Ftesat e ndara të presidentit, Kurti dhe kryetarët e partive nesër shkojnë te Thaçi?!

03/08/2020 22:51
nga:Norë Kelmendi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ftuar për nesër në takime të ndara kryetarët e partive politike nga pozita dhe opozita.

Takimin e parë, sipas njoftimit zyrtar, presidenti  Thaçi do ta zhvillojë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Takimi i tyre është paraparë të mbahet në orën 10:30.

Ndërsa, takimi me kryetarin e VV-së, njëherit kryeministrin, Albin Kurti, është planifikuar për në orën 13:00.

Thaçi pritet të takojë edhe Veselin, Haradinajn e Limajn.

Në agjendën e dërguar nga zyra e kryeministrit Kurti, nuk figuron nëse i njëjti ka ndarë kohë të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçin, ku përmes një njoftimi zyrtar u tha se ky i fundit pritet që nesër ti takojë të gjithë liderët e partive politike në vend.

Burime brenda GazetaBlic, bëjnë të ditur se ftesës së presidentit Thaçi pritet ti përgjigjen të gjithë liderët e subjekteve partiake, madje edhe vetë kryeministri Kurti.

GazetaBlic, ka provuar të marrë edhe një qëndrim zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Megjithëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se nesër do të presë në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zyra e kryeministrit nuk e ka përfshirë takimin me Thaçin në agjendën për ditën e hënë.

Në asnjërin prej takimeve që do të mbajë Kurti, nuk përmendet ai me presidentin Thaçi.

Ai ka njoftuar se nesër nga ora 10:00 do të takojë, Dale Pfeiffer, themeluesin e Fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë, pastaj në 11:00 do të jetë i pranishëm në seancën e Kuvendit e cila do të mbahet për të ngritur vetëdijen e qytetarëve për gratë e dhunuara gjatë luftës, në orën 14:00 do të marrë pjesë në Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në ZKM, ndërkaq në orën 15:30 do të pres në takim bordin e organizatës joqeveritare GERMIN.

Kjo është agjenda e plotë e Kurtit për nesër:

NJOFTIM PËR MEDIA

Ju njoftojmë me agjendën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për datën 09.03.2020

1. Kryeministri Albin Kurti pret në takim z. Dale Pfeiffer, themeluesin e Fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë (KAEF)

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 10:30

2. Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në seancën e Kuvendit

VENDI: Kuvendi i Kosovës
KOHA: 11:00

3. Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në ZKM

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 14:00

4. Kryeministri Albin Kurti pret në takim bordin e organizatës joqeveritare GERMIN

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 15:30​

Me respekt,
Zyra për Komunikim Publik
Zyra e Kryeministrit

04/06/2020 21:37

Kurti takohet nesër me Lutfi Hazirin