Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përkatësisht ekipet e EOD-së në bashkëpunim me Ekipin e EOD-së së KFOR-it Amerikanë, këtë të premte kanë bërë të ditur se kanë asgjësuar përfundimisht bombën Mk 84 me peshë 907 kilogramë në fshatin Merdare të Podujevës.
Sipas njoftimit të FSK-së, operacioni është mbyllur me sukses pas 14 orësh punë dhe bomba nuk paraqet rrezik më për qytetarët e Kosovës.
“Shkatërrimi është bërë në ambiente të kontrolluara dhe sipas kushteve dhe standardeve më të larta të sigurisë ,forma e shkatërrimit të bombës ishte shpërthim më fuqi të ultë ku është ruajtur shumica e trupit ,që do të përdoret në të ardhmen për trajnime të pjesëtarëve në këtë fushë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Ramush Haradinaj viziton ministrin Mehaj, këto janë temat që u diskutuan