Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, që u mbajtë në orët e para të mëngjesit të një ditë më parë angazhoi edhe Forcën e Sigurisë të Kosoës-në.
Përmes patrullimeve dhe vëzhgimit të pikave të infrastrukturës kritike në lokacione të ndryshme në Kosovë.
Në një video të publikuar nga vet kryeministri Albin Kurti, FSK do jetë e vendosur në regjionin e Obiliqit dhe Vushtrrisë.
Por, jo vetëm, Dukagjini ka mësuar se FSK është duke ruajtuar edhe pika të tjera të infrastrukturës kritike, e këtë gjatë ditës e konfirmoj edhe vet ministri Ejup Maqedonci.
“Po, arsyeja e vendosjes ka qenë sulmi terrorist. Vendimi per angazhimin e FSK per ruajtjen e infrastruktures kritike në disa lokacione duke perfshire digat e Badovcit, Livoqit, Batllaves dhe Radoniqit si dhe pika te veçanta pergjate kanalit Iber-Lepenc ka dal nga mbledhja e Keshillit te Sigurisë”, ka deklaruar Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes.
Dukagjini shkoi gjatë ditës tek diga e Liqenit të Badovcit, por aty ishin të statcionuar vetëm pjestarët e Policisë së Kosovës, dhe jo FSK.
U bë e ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës do të ruajn disa pika strategjike në këtë periudhë ku siguria sipas tyre nuk është në nivelin e duhur megjithatë, njëjtë nuk po veprohet edhe tek liqeni i Livoçit këtu në Gjilan, në bazë të asaj se çfarë me disa qytetarë thanë se kanë vërejtur një prezencë më të madhe të FSK-së dhe policisë, por nuk e kanë parë duke e ruajtur këtë liqe.
E këto masa po i sheh të nevojshme eksperti i sigurisë Vadet Hoxha.
“Unë nuk besoj që mund të ketë sulme të natyrave të tilla, jashtë veriut të Kosovës ku aktualisht janë vendosur ushtarët e FSK-së, por duke njohur fuqinë e këtyrë grupeve kriminale të cilat vazhdimishit po kryejnë sulme në veriun e vendit dhe janë interesuar dhe ta ndezin konfiltin dhe tensionin në atë pjesë nuk përjashtohet asnjë mundësi që të njejtit të provojnë ta shpërndajnë edhe në pjesë tjera të Kosovës”, ka deklaruar Hoxha.
Rritja e nivelit të sigurisë pas sulmit mbi komunën e Zveçanit me granatë është bërë në tërë territorin e Kosovës./Dukagjini