Lajme

FSK-ja pastron minat në parkun “Liria”

04/17/2018 09:09
nga:Gazeta Blic

Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) të hënën ka nisur aktivitetet e tyre për ta pastruar nga minat fushëbetejën te parku “Liria” në Ferizaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Deri tashti në këtë park janë pastruar gjithsej 106 mijë e 110 metra katrorë të sipërfaqes në të cilën FSK-ja ka gjetur mjete të ndryshme të pashpërthyera nga lufta e fundit dhe nga lufta e dytë botërore.

Në parkun “Liria” ende ka mbetur një pjesë e papastruar nga minat që tashmë është e shenjëzuar në mënyrë që qytetarët të kenë kujdes gjatë lëvizjes.

Ky aksion i FSK-së do të përfundojë në nëntor të këtij viti, për të vazhduar sërish në vitin e ardhshëm. Ekipet e FSK-së për çminimin e minave aktualisht janë duke punuar në disa lokacione të Kosovës, ndërkaq si prioritet i është dhënë parkut “Liria” në Ferizaj.