Uncategorized

Fshihet sondazhi për ‘Topin e Artë’, tifozët të indinjuar

10/11/2018 13:02
nga:M K

Jemi në epokën e internetit, ku shpesh sondazhet bëhen online dhe mendimi i lexuesve ka shumë rëndësi.

Sondazhet dhe votimet janë në qendër të vëmendjes dhe japin një ide të asaj që njerëzit duan, edhe pse shpesh rezultatet nuk janë ato që parashikohen shkruan Telesport, raporton GazetaBlic.

Pak javë më parë Puskas Award ishte një shembull i qartë i asaj që nuk shkon me sondazhet dhe votimet online, sepse fitoi Salah, falë votave pa fund nga Egjipti në faqen zyrtare të FIFA-s, ndërkohë që të shumtë ishin ata që mendonin se kishte gola më të bukur se ai i Salah.

Tani edhe France Football ka organizuar një sondazh për Topin e Artë, por me sa duket ka qenë një dështim total.

Revista e njohur franceze, që ka krijuar çmimin prestigjioz, u ka kërkuar tifozëve të japin mendimin e vet në lidhje me Topin e Artë, që në fakt tashmë jepet në bazë të votimeve të gazetarëve

Sapo kanë dalë 30 kandidatët për Topin e Artë, France Football ka hapur sondazhin dhe kanë vërshuar votat, por rezultatet kanë qenë jo fort të kënaqshme për France Football, sepse gjithë kohën në garë për kreun ishin Salah e Messi, ndjekur nga Ronaldo.

Kjo bëri që France Football ta fshinte fare sondazhin, që nuk gjendet më në uebsit.

Ky veprim lidhet ndoshta me faktin se në dhjetor pritet një tjetër fitues (Modric, Mbappe, Griezmann?), por këta të fundit në sondazh kishin marrë shumë pak vota dhe është e qartë që do të krijohej një debat i madh kur të jepej Topi i Artë.

France Football ka dalë me një njoftim, ku shkruan se sondazhi u fshi për shkak të votave pa fund nga llogari false, të krijuara në mënyrë automatike online.

Mos ndoshta një justifikim, apo ndodh vërtet dhe gjithë çmimet e dhëna bazuar te votimi online janë falsifikuar?

10/08/2018 13:00

Mësohen emrat e tjerë të kandidatëve për Topin e Artë