Lajme

Shërohet një i prekur me Covid 19 si dhe hiqen nga Karantina fshatrat Llaushë dhe Dumnicë e Podujevës

04/09/2020 13:41
nga:Y I

Nexhmi Rudari, ushtruese detyre i kryetarit të komunës së Podujevës ka ndarë dy lajme të mira për qytetarët e kësak komune.

Rudari ka theksuar se nga IKSHPK janë informuar për një të shëruar me Covid 19 nga kjo komunë si dhe janë hequr nga karantina fahatrat Dumnicë dhe Llaushë.

“Me këtë rast apeloj te banorët e këtyre fshatrave dhe të gjithë Komunës së Podujevës t’u përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe institucioneve të tjera, që sa më lehtë dhe pa pasoja për shëndetin ta përballojmë këtë sfidë” shkruan Rudari në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

DY LAJME TË MIRA

Të dashur qytetarë,

Kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin e mirë se sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u imformiam për shërimin e plotë të pacientit të dytë të infektuar me COVID-19 nga Komuna e Podujevës, kurse familja ku kishim personat e infektuar do të vazhdojë të qëndrojë në vetizolim.

Lajmi tjetër i mirë është se nga ky moment është hequr masa e karantinës për fahatrat Dumnicë dhe Llaushë.

Me këtë rast apeloj te banorët e këtyre fshatrave dhe të gjithë Komunës së Podujevës t’u përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe institucioneve të tjera, që sa më lehtë dhe pa pasoja për shëndetin ta përballojmë këtë sfidë.
Rrini në shtëpi!