Anëtari i kryesisë së AAK-së, njëherësh kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, Daut Haradinaj, ka thënë se fshatrat e Prizrenit janë pa rrymë që rreth 100 orë, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook ka përmendur fshatrat Grazhdanik, Kobaj dhe Muradem, teksa ka pyetur se pse duhet ta paguajnë rrymën qytetarët e Kosovës, teksa ka shtuar se më mirë të blenë dru e të ngrohen deri m9 shkurt dhe ta çojnë në shtëpi këtë palaço qeveri.
Postimi i tij i plotë:
Merreni me mend, në fundvit fshatrat e Prizrenit janë pa rrymë rreth 100 orë. Fshatrat Grazhdanik, Kobaj dhe Muradem të Prizrenit mbi 100 orë pa energji elektrike.
Pse duhet me pagu rrymën populli i Kosovës? Më mirë me ble dru e me u nxe deri më 9 shkurt e me çu në shtëpi këtë palaço qeveri.