Me uljen e temperaturave, në Kosovë kanë filluar edhe reshjet e borës.
Përderisa në ultësira po bie shi, në vendet malore kanë filluar edhe reshjet e borës.
Një prej vendeve ku ka rënë borë është edhe fshati Drelaj i Rugovës Rugovës.
Në një video të publikuar nga Reporteri, shihet se tashmë reshjet e borës kanë zbardhur tokën në Drelaj.
Reshje bore gjatë ditës së djeshme ka rënë edhe në pjesë të tjera të vendit.