Uncategorized

I mrekullueshëm si futbollist ashtu edhe si trajner, Zidane arkëton fitoren e 100-të në La liga

09/27/2020 10:00
nga:Mergim Rreci

Fitorja e së shtunës ndaj Real Betis ishte e 100-ta e Zinedine Zidane në krye të Real Madrid në LaLiga Santander.

Francezi ka stërvitur Los Blancos në 147 ndeshje LaLiga Santander në total, me 55 në shtëpi dhe 45 në transfertë. Në ato lojëra, skuadrat e Zidane kanë shënuar 342 gola dhe të pësuar 142. Vetëm Miguel Munoz ka fituar më shumë ndeshje në LaLiga në krye të Real Madrid sesa Zidane me 257.

Ish-mesfushori i Real Madrid ka fituar dy tituj të LaLiga Santander – në 2016/17 dhe 2019 / 2020.  Fitorja e mbrëmshme ishte edhe më e ëmbël kur dihet se rezultati në atë takim u përmbys dy herë deri në fun kur shifrat u mbyllën me rezultat 2 me 3 në të mirë të skuadrës së tij.

/GazetaBlic/