Fit&Sexy

Frutat dhe perimet e shtatorit që duhet t’i konsumoni patjetër

09/03/2022 07:22
nga:G C

Shtatori është ajo periudhë e vitit ku gjatë së cilës nisin të “mbijnë” shumë sugjerime rreth ushqimeve të sezonit të vjeshtës.

Më poshtë mund të mësoni arsyen se pse këshillohet të konsumoni sa më shumë produkte të stinës dhe cilat janë ato të shtatorit.

Përse duhet të konsumoni prodhimet e stinës?

Edhe pse shumë lloje frutash dhe perimesh janë në dispozicion edhe në stinë të tjera, këshillohet ju duhet të blini produktet që prodhohen gjatë sezonit të tyre për disa arsye. Ato janë:

Prodhimet e stinës janë më të shëndetshme
Kur blini fruta dhe perime në pikun e sezonit të tyre, do të përfitoni prej tyre lëndët ushqyese më të mira.

Prodhimet sezonale shijojnë më shumë
Ushqimi i blerë në pikun e sezonit ka shijen më të mirë. Mund të rritet me bollëk në tokë dhe lulëzon me sasinë e duhur të diellit. Nëse keni blerë ndonjëherë luleshtrydhe jashtë sezonit, e dini mirë se ato janë pa shije dhe pa lëng.

Janë më të lira
Frutat dhe perimet e sezonit janë me bollëk gjatë kësaj periudhe, prandaj tregtarët zakonisht ulin edhe çmimet.

Mollët
Plot me lëndë ushqyese si fibra, vitamina C, kaliumi dhe vitamina K. Edhe pse janë me bollëk Mollët gjenden gjatë pjesës më të madhe të verës dhe vjeshtës, por shtatori është koha kur ato kanë shijen më të mirë.

Lulelakra
Edhe pse në dispozicion gjatë gjithë vitit, lulelakra ka tendencën të jetë më e mirë kur temperaturat fillojnë të bien. Plot me folate, vitamina C, K dhe B, kjo është një perime e mrekullueshme për t’u konsumuar, shkruan AgroWeb.