Sporti

Frikësohet se mund ta humb, Napoli i ofron kontratë të re Ruiz’it

11/20/2019 14:34
nga:M K

Napoli i ka ofruar kontratën e re mesfushorit Fabian Ruiz.

Sipas mediave italiane, presidenti Aurelio de Laurentiis dëshiron ta mbajë spanjoll në klub edhe për disa vite.

Ruiz ka kontratë me “napolitanët” deri në vitin 2023, mirëpo De Laurentiis dëshiron ta mbajë deri në vitin 2025.

Nëse arrihet kjo gjë mund të ndodhë që çmimi i lojtarit të prek vlerën prej 180 milionë euro.

Për spanjollin interesim tejet të madh po shfaqin Barcelona dhe Real Madrid, kjo gjë ka bërë që t’i ofrohet kontrata e re.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat javëve në vazhdim, derisa ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

12/11/2019 18:13

Zyrtare: Gattuso trajner i ri i Napolit