Sporti

Frikë tek Barcelona, rivalët mund të paguajnë klauzolën e lirimit të Messit

03/08/2018 12:11
nga:Lorik J

Klauzola e lirimit të Lionel Messi prej 700 milionë eurosh mund të mos jetë aq e madhe për t’i parandaluar klubet rivale që të përputhen me të, thotë drejtori i Barcelonës për financat dhe strategjinë, Pancho Schroder.

Argjentinasi e firmosi të ardhmen e tij tek klubi katalanas në nëntor, pasi iu afrua kohës në të cilën mund të niste të negocionte me skuadra të tjera, duke marrë parasysh marrëveshjen e tij të mëparshme, deri në qershor 2018.

I kontraktuar tashmë me kushte të freskëta, që zgjasin deri në vitin 2021, me një klauzolë lirimi prej 700 milionë eurosh, e projektuar për të frenuar rivalët, që të bëjnë një lëvizje për ikonën e klubit, ashtu si PSG-ja bëri në rastin e Neymar, me 222 milionë euro, gushtin e kaluar, frika për Messin ekziston.

“Ne krijuam një klauzolë që mendojmë se është e mjaftueshme, që Messi të dalë në pension te Barcelona, – tha Schroder për “Sky Sports”.

Por, duke e thënë këtë, ne kemi menduar edhe një vit më parë se klauzola e Neymar ishte, gjithashtu, mjaft e mirë për ta mbajtur lojtarin. Por, kjo provoi verën e kaluar të mos ishte kështu. Duke parë të ardhmen, mendoj se është e vështirë, por nuk kam një siguri absolute për Messin, sepse tani gjërat po bëhen pak të çmendura”.

Messi ka gëzuar një tjetër sezon “të pangopur” për klubin katalanas dhe mbetet favoriti kryesor për ta fituar “Këpucën e Artë” në Europë, pasi ka shënuar 24 gola në La Liga, deri më tani, në këtë sezon, dhe 32 gola në përgjithësi. Barça është në një pozicion të fortë për të rifituar titullin e ligës spanjolle, ndërsa ata garon ende në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit./telesport

09/18/2018 21:01

Notat e lojtarëve në duelin Barcelona – PSV