Sporti

Frenkie De Jong nuk po mund të pajtohet me referimin e gjyqtarit, ka një mesazh për të

12/14/2019 23:31
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, ka qenë shumë i pa kënaqur me referimin e sotëm në ndeshjen ndaj Real Sociedadit.

Gjatë këtij takimi, një penallti u akordua në dëmin e Barcelonës, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në fundin e ndeshjes një ndërhyrje ndaj Pique nuk u vlerësua si penallti.

E në lidhje me këtë gjë shumë i nervozuar është deklaruar De Jong.

“Nëse akordon penalltinë e parë për Real Sociedad, atëherë duhet që gjithashtu të akordohet edhe penalltia e Pique” ka thënë De Jong, transmeton Gazeta Blic.

Thuhet se presidenti i Barcelonës do të dërgojë një ankesë në federatën spanjolle të futbollit, pasi rasti i Pique nuk u rishikua fare nga VAR-i. Kjo gjë shkaktoj polemika pas ndeshjes ku kishte edhe lojtarë tjerë të Barcelonës që ishin shumë të revoltuar.