Showtime

“Freestyle” i tij përdoret nga gjithë bota në mijëra video; Don Xhoni bëhet fenomen në TikTok

01/13/2021 16:32
nga:Flutura Gashi

I cilësuar si fenomeni i karantinës gjatë vitit të kaluar, reperi Don Xhoni, po vazhdon të jetë akoma në qendër të vëmendjes dhe ndër emrat më të zëshëm në estradë.

Ndonëse ka qenë mjaft aktiv më projekte të reja muzikore, këto të fundit shpesh herë janë bërë edhe virale në rrjete sociale.

I tillë është edhe një ‘freestyle’ që ka realizuar së fundmi, i cili vazhdimisht po qarkullon në rrjetet më të popullarizuara e më së shumti në TikTok.

 

Në bazë të postimeve, janë krijuar mbi 25 mijë video me ‘freestyle-in’ e tij bashkangjitur një koreografie.

Kjo është nisur nga një llogari e quajtur ‘Melvinux’ (video e tyre tashmë ka 3.3 milionë shikime), e cila poston ‘freesytle’ të këngëtarëve të ndryshëm nga e gjithë bota, e që më pas të gjithë kanë vazhduar të përdorin këtë muzikë.

Më poshtë ua sjellim disa video që janë realizuar me muzikë të artistit nga Drenica:

Këto video po ashtu kanë arritur të mbledhin miliona shikime, disa prej tyre kanë arritur sukses enorm, duke mbledhur një milionë shikime brenda një dite.