Lajme

Frashër Krasniqi reagon lidhur me punësimet e qeverisë Kurti: Erdhi dita për kapjen e re të shtetit

02/26/2020 20:38
nga:N.K

Ish-deputeti dhe anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, përmes një shkrimi në “facebook”, ka shkruar lidhur me punësimet e fundit në Qeverinë Kurti.

“Erdhi dita për rehatimet e reja. Erdhi dita për kapjen e re të shtetit. Dhe ky është veç fillimi”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Bilanci javor i Qeverisë Kurti:

– Sami Uka, vëllau i deputetit të VV, Fitim Ukës punësohet tek ministri Arben Vitia,

– Gëzim Sveçla, djali i axhës së Xhelal Sveçlës, punësohet shofer i zv.kryeministrit Haki Abazi,

– Drilon Zyba, djali i axhës së Salih Zybës punësohet si asistent i ministres Rozeta Hajdari,

– Rinor Kastrati, vëllau i gruas së Lumir Abdixhikut, punësohet në kabinetin e kryeparlamentares V.Osmani,

– Izedin Bytyçi, njeriu i LDK-së që ia kishte punësuar Isa Mustafës gruan e djalit, dhe është dënuar për tentim-mashtrim ndaj shtetit, punësohet si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Lumir Abdixhikut,

– Me rregulloren re që e bëri Qeveria Kurti, kryeministri dhe zv.kryeministrat do të kenë 33 këshilltarë më shumë se në qeverinë e kaluar. Qeveria Kurti do të ketë gjithësej 199 këshilltarë!

Erdhi dita për rehatimet e reja. Erdhi dita për kapjen e re të shtetit. Dhe ky është veç fillimi!

Bilanci javor i Qeverisë Kurti:- Sami Uka, vëllau i deputetit të VV, Fitim Ukës punësohet tek ministri Arben Vitia,-…

Publiée par Frashër Krasniqi sur Mercredi 26 février 2020

03/22/2020 20:15

Anëtari i PDS-së, lë fajtor Albin Kurtin për krizën politike dhe ekonomike në vend